Botë

Kremlini përsërit kërkesën që Ukraina të tërhiqet nga Donbasi për përparim në bisedime

rusia

Kremlini zyrtar  ka përsëritur kërkesën që Ukraina të tërheqë forcat e saj nga rajoni lindor i Donbasit për t’i dhënë fund luftës.

Kjo tregon se Rusia nuk ka hequr dorë nga kërkesat e saj maksimale, përpara bisedimeve trepalëshe me Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainën në Abu Dhabi, raportoi AFP.

“Qëndrimi i Rusisë dihet. Ukraina dhe forcat e saj të armatosura duhet të largohen nga territori i Donbasit. Ato duhet të tërhiqen prej andej”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai shtoi se ky  është “një kusht shumë i rëndësishëm” për përparimin e bisedimeve të paqes.

Lexo përditësimet tjera
Volodymyr Zelensky

Bisedimet e para trepalëshe, delegacionet e SHBA-së, Ukrainës e Rusisë drejt Abu Dhabit

Delegacionet e Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së do të zhvillojnë bisedime trepalëshe në Abu Dhabi të premten,...