Kremlini të hënën ka deklaruar se qëndrimi i administratës së presidentit amerikan Donald Trump për përjashtimin e mundësisë së anëtarësimit të Ukrainës në NATO, është i kënaqshëm për Moskën. Por, nuk komentoi mbi shpresat e Trumpit për një marrëveshje paqeje këtë javë, ka njoftuar agjencia e lajmeve “Reuters”.
Emisari i SHBA-së për Ukrainën dhe Rusinë, gjenerali Keith Kellogg të dielën ka thënë se anëtarësimi në aleancën në NATO ishte “jashtë tavolinës” për Ukrainën. Trumpi ka thënë se mbështetja e mëparshme e SHBA-së për këtë ishte shkaku i luftës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne kemi dëgjuar nga Washingtoni në nivele të ndryshme se anëtarësimi i Ukrainës në NATO është i përjashtuar”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. “Sigurisht, kjo është diçka e kënaqshme dhe përkon me pozicionin tonë”.
Anëtarësimi ukrainas në aleancën e udhëhequr nga SHBA-ja do të kërcënonte interesat ruse, shtoi Peskov.
“Dhe, në fakt, ky është një nga shkaqet kryesore të këtij konflikti”.
Presidenti rus Vladimir Putin e konsideron luftën si një moment vendimtar në marrëdhëniet e Moskës me Perëndimin, për të cilin ai thotë se e poshtëroi Rusinë pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, duke zgjeruar NATO-n dhe duke shkelur atë që ai e konsideron sferën e ndikimit të Moskës.
Në samitin e Bukureshtit të vitit 2008, udhëheqësit e NATO-s ranë dakord që Ukraina dhe Gjeorgjia një ditë do të bëheshin anëtarë. Ukraina në vitin 2019 ndryshoi Kushtetutën e saj duke u angazhuar në rrugën e anëtarësimit të plotë në NATO dhe Bashkimin Evropian.