Një gjykatë ushtarake në Republikën Demokratike të Kongos ka dënuar me vdekje tetë ushtarë për braktisjen e vijës së frontit përballë sulmeve nga grupi rebel M23.
Dënimi u lexua të premten në qytetin lindor të Gomës, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjykata ushtarake nuk ngriti asnjë akuzë ndaj tre nënoficerëve të tjerë që ishin akuzuar për të njëjtin krim.
Avokatët e ushtarëve të dënuar thanë se planifikonin të apelonin.
“Ky vendim do të anulohet. Ne kemi besim, sepse nëse në nivel Goma, drejtësia ushtarake dështoi, besojmë se në nivelin e Gjykatës së Lartë Ushtarake, nuk do të lëmë të mbetet një vendim monstruoz si ky”, ka thënë Alexis Olenga, avokat.
Republika Demokratike e Kongos kohët e fundit rivendosi dënimin me vdekje pas më shumë se dy dekadash.
Ministria e Drejtësisë ka thënë se ndalimi i vitit 2003 i lejoi shkelësit e akuzuar për tradhti dhe spiunazh t'i shpëtonin dënimit të duhur.