Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Katër të vrarë nga një sulm i armatosur në Turqi

Policia turke

Ilustrim

Foto: Associated Press

Një person i armatosur ka hapur zjarr në Turqinë jugore, duke vrarë katër persona, raportojnë mediat lokale.

Tetë persona të tjerë janë plagosur në distriktin Tarsus, provinca Mersin,  raporton BBC.

Të shtënat e së hënës raportohet se kanë filluar në një restorant dhe se i dyshuari më pas është larguar me veturë.

Policia ka nisur një operacion në shkallë të gjerë për të kapur personin e armatosur.