Katër persona janë arrestuar lidhur me sulmin me armë zjarri të ndërmarrë një ditë më parë në një xhami në Islamabad të Pakistanit, e në të cilin mbetën të vrarë 32 persona ndërsa të plagosur, mbi 170 të tjerë.
Sulmi ndodhi gjatë faljes së namazit të së premtes.
E të shtunën, me mijëra njerëz u mblodhën në Islamabad për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të viktimave të sulmit, përgjegjësinë për të cilin e mori grupi ekstremist Shteti Islamik, nëpërmjet një deklarate në aplikacionin Telegram.
Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Mohsin Naqvi, njoftoi se arrestimi i katër personave, përfshirë edhe organizatorin e dyshuar, është bërë gjatë një operacioni policor në Peshawar e Nowshera.
Autoritetet pakistaneze i kanë ashpërsuar masat e sigurisë në kryeqytet pas sulmit të dytë të këtillë gjatë tre muajve të fundit.