Ministria e Mbrojtjes në Katar tha se është penguar sulmi iranian në bazat amerikane.
Majed al-Ansari, zëdhënës zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka shkruar në X se “Ne e konsiderojmë këtë një shkelje flagrante të sovranitetit të Shtetit të Katarit, hapësirës së tij ajrore, ligjit ndërkombëtar dhe kartës së Kombeve të Bashkuara”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se sistemet e mbrojtjes ajrore të Katarit “e penguan me sukses sulmin dhe interceptuan raketat iraniane dhe baza ishte evakuuar më parë", ka raportuar CNN.
“U morën të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar sigurinë e personelit në bazë, përfshirë anëtarët e Forcave të Armatosura të Katarit, forcat mike dhe të tjerë”, ka shtuar zyrtari i Katarit, derisa shtoi se s’ka pasur viktima apo të lënduar.
Zëdhënësi tha se Katari rezervon të drejtën për t'u përgjigjur “në një mënyrë ekuivalente me natyrën dhe shkallën e këtij agresioni të paturpshëm”.
Aktualisht Katari ka mbyllur përkohësisht hapësirën ajrore dhe qytetarët amerikanë e britanikë janë këshilluar të qëndrojnë të mbyllur.