Ish-guvernatorja e Karolinës Jugore, Nikki Haley, ka ashpërsuar fushatën e saj presidenciale, duke i ftuar konservatorët që t’i besojnë gjeneratës së re të politikanëve. Ajo ka sulmuar presidentin Joe Biden në lidhje me moshën e tij, duke bërë thirrje që të testohen për kompetencë mendore të gjithë politikanët mbi moshën 75-vjeçare në Washington.
Ajo gjithashtu e ka kritikuar për shpenzimet federale që kanë ngritur borxhin e SHBA-së. Haley gjithashtu ka premtuar përkrahje më të madhe ushtarake dhe se do të refuzojë t’i ndihmojë shtetet që e urrejnë Amerikën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë gjithë republikanët që do të zyrtarizojnë kandidaturat e tyre, do të përballen me ish-presidentin Donald Trump, i cili është favorit për të fituar kandidaturën e partisë republikane për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.