Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kancelari gjerman thotë se nuk do t’i këshillonte fëmijët e tij të shkojnë në SHBA

Friedrich Merz

Foto: Associated Press

Kancelari gjerman Friedrich Merz, i përfshirë tashmë në një përplasje me presidentin amerikan Donald Trump lidhur me luftën në Iran, ka deklaruar se nuk do t’u këshillonte fëmijëve të tij të studionin apo të punonin në SHBA në klimën aktuale.

Duke folur në një konferencë të të rinjve katolikë në Würzburg, Merz ka thënë se nuk e sheh më SHBA-në si “tokën e mundësive”, raportoi Guardian. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam një admirues i madh i Amerikës. Për momentin admirimi im nuk po rritet”, ka theksuar ai gjatë një diskutimi publik, duke përmendur “klimën sociale” që po ndryshon me shpejtësi në një vend thellësisht të polarizuar.

“Sot nuk do t’u këshilloja fëmijëve të mi të shkonin në SHBA, të arsimoheshin atje apo të punonin atje, thjesht sepse është zhvilluar papritur një klimë e caktuar sociale”.

“Sot, edhe njerëzit më të arsimuar në Amerikë po e kanë shumë të vështirë të gjejnë punë”, ka shtuar Merz, baba i tre fëmijëve. 

Komentet për SHBA-në shkaktuan menjëherë një reagim të ashpër nga kampi i Trumpit. Richard Grenell, këshilltar republikan për politikën e jashtme dhe ish-ambasador në Gjermani gjatë mandatit të parë të Trumpit, shkroi në X se kur Merz u takua me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, së fundmi në mars, ishte “krejtësisht i butë dhe komplimentues”, dhe se komentet e së premtes binin ndesh me atë qasje pajtuese.

Mosmarrëveshjet për tregtinë dhe ndihmën ushtarake për Ukrainën kanë shtuar tensionet midis SHBA-së dhe aleatëve të saj evropianë dhe kanë vënë në provë aleancën e NATO-s.

Merz po përpiqet të ringjallë ekonominë e dobët gjermane dhe ka deklaruar se ndikimi i veprimeve ushtarake SHBA-Izrael në Iran, si dhe mbyllja e ngushticës së Hormuzit, kanë dëmtuar rëndë interesat evropiane.

Washingtoni pati njoftuar një tërheqje të pjesshme të trupave nga Gjermania, ku aktualisht ndodhen rreth 36,000 ushtarë amerikanë, si dhe rritje tarifash për makinat e importuara nga BE-ja, një sektor kyç për ekonominë gjermane.