Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, nuk e ka përjashtuar mundësinë e pjesëmarrjen së vendit të tij në veprime ushtarake, por ka bërë një dallim midis sulmit dhe mbrojtjes.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse ai do ta përjashtonte pjesëmarrjen e Kanadasë në veprimet ushtarake të SHBA-së në Iran nëse konflikti vazhdonte të përhapej, kryeministri ka thënë gjatë qëndrimit të tij në Australi, se kjo nuk mund të përjashtohej dhe se Kanadaja do të qëndronte pranë aleatëve të saj dhe do të mbronte gjithmonë kanadezët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Askush nuk mund ta përjashtojë kategorikisht pjesëmarrjen. Ne do të qëndrojmë pranë aleatëve tanë, por ka kuptim që ka një dallim midis veprimeve sulmuese që u ndërmorën dhe po ndërmerren nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, që u ndërmorën prej tyre pa konsultim me Kanadanë, me aleatë të tjerë, dhe ne nuk jemi palë në këto veprime, por gjithmonë do t'i mbrojmë kanadezët. Ne gjithmonë do të qëndrojmë pranë dhe do t'i mbrojmë aleatët tanë kur të na kërkohet”, ka deklaruar ai në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Australisë.
Carney e ka bërë deklaratën vetëm një ditë pasi tha se SHBA-ja nuk i kishte njoftuar aleatët për ofensivës e saj ndaj Iranit.
E presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur zemërimin e tij këtë javë me Britaninë dhe Spanjën. Britania kishte hezituar fillimisht të lejohnte Uashingtonin të përdorë bazën britanike në Diego Garcia në Oqeanin Indian gjatë sulmeve të para ndaj Iranit.
Ndërkaq, Spanja po ashtu ka refuzuar të lejojë që SHBA-ja të përdorë bazat e saj ushtarake për luftën kundër Iranit, e po ashtu ka kritikuar aksionin amerikano-izraelit kundër Republikës Islamike.