Edhe një ministër i Partisë Laburiste, Zubir Ahmed, ka dhënë dorëheqjen nga qeveria e udhëhequr nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, duke përmendur si arsye “mugesën e lidershipit të bazuar në vlera”. Ahmed është ministri i katërt që jep dorëheqje nga kabineti i Starmerit pas rezultateve katastrofale të laburistëve në zgjedhjet lokale.
Ahmed, ministër për Inovacion dhe Siguri Shëndetësore, ka thënë se krenohet me punën e tij në përmirësimin e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS) pavarësisht dorëheqjes.
“Por, ndërsa ngre shikimin tim mbi punën e përditshme të jetës ministrore, është e qartë se pavarësisht madhësisë së arritjeve dhe progresit individual, ato tani po minohen dhe minohen nga mungesa e lidershipit të bazuar në vlera”, shkroi Ahmed në "X" të martën. “Është e qartë nga ditët e fundit se publiku në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar tani ka humbur në mënyrë të pakthyeshme besimin te ju si kryeministër”.
Ai është ministri i katërt që i bën thirrje që Starmerit të largohet, dhe një nga më shumë se 80 deputetë të tjerë thuhet se bën thirrje për të hapur garë për lidershipin e Partisë Laburiste.
Ndërsa BBC-ja ka raportuar se mbi 100 deputetë laburistë kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët në mbështetje të kryeministrit britanik.
Keir Starmer nuk tërhiqet pavarësisht presionit për dorëheqje
Kryeministri britanik, Keir Starmer, u tha të martën anëtarëve të kabinetit të tij se nuk ka...-
Dorëhiqet sekretari i Shëndetësisë i Starmerit, Wes Streeting
-
Burnham e konfirmon se do të kërkojë të zëvendësojë Starmerin
-
Si do të zgjidhet pasardhësi i Starmerit pas dorëheqjes së tij
-
Starmer jep dorëheqjen si kryeministër i Britanisë dhe si kryetar i Partisë Laburiste
-
Starmer pritet të dorëhiqet të hënën nga posti i kryeministrit britanik