Udhëheqësit e aleancës ushtarake të NATO-s pritet të miratojnë një nismë për të koordinuar furnizimet me armë për Ukrainën dhe trajnimin e forcave ukrainase, në një samit në Washington javën e ardhshme.
Ministrat e NATO-s ranë dakord muajin e kaluar që aleanca të marrë përsipër pjesën më të madhe të punës së Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes të Ukrainës të udhëhequr nga SHBA-ja, i njohur gjithashtu si grupi Ramstein, që filloi të koordinojë ndihmën ushtarake për Kievin pas pushtimit në vitin 2022.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDisa zyrtarë fillimisht përdorën fjalën “mision” për të përshkruar nismën e re, e cila pritet të jetë nën komandën e një gjenerali të NATO-s me bazë në Gjermani, raporton “Reuters”.
Por diplomatët më pas njoftuan se Gjermania kundërshtoi përdorimin e termit “mision”, duke thënë se ky term nënkupton që NATO-ja do të dërgojë trupa në Ukrainë, lëvizje që aleanca e ka përjashtuar, në mënyrë që të shmanget konflikti i drejtpërdrejtë mes NATO-s dhe forcave ruse.