Ushtria e Izraelit ka thënë se ka goditur 120 shënjestra në jug të Libanit brenda një ore, raporton “BBC”.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se 100 aeroplanë luftarakë kanë kryer “një operacion të zgjeruar ajror”, duke shënjestruar njësitet e Hezbollahut në jug të Libanit.
Ka thënë se ka goditur njësitetet rajonale të forcave elitare të Hezbollahut, “Radwan”.
IDF-ja tha se ka kryer “operacione precize” për të shkatërruar infrastrukturën e Hezbollahut, që tha se qëllimshëm “është vendosur” brenda zonave civile.
Hezbollahu ka akuzuar ushtarët izraelitë se po i përdorin paqeruajtësit e OKB-së si “mburoja njerëzore”.
Hezbollahu ka lansuar të hënën deri 135 raketa në drejtim të Izraelit.
Artikuj të ngjashëm
-
Izraeli dhe Hezbollahu vazhdojnë sulmet pavarësisht armëpushimit
-
Izraeli vazhdon sulmet në Liban, pavarësisht marrëveshjes së paqes
-
Izraeli sulmon Bejrutin në prag të një marrëveshjeje SHBA-Iran
-
Të paktën 14 të vrarë nga sulmet e Izraelit mbi Liban
-
Të paktën 13 persona vriten nga sulmet izraelite në Liban