Izraeli nisi një valë të re sulmesh ndaj Iranit të premten. Kjo ndodhi pasi presidenti amerikan Donald Trump tha se bisedimet për përfundimin e luftës po shkonin mirë dhe i dha më shumë kohë Iranit për të hapur Ngushticën e Hormuzit.
Megjithatë, nuk ka shenja që Irani po tërhiqet. Sipas Izraelit, sulmi i së premtes në qendër të Teheranit kishte në shënjestër objekte për prodhimin e raketave balistike dhe armëve të tjera, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoU goditën gjithashtu lëshues raketash dhe depo në perëndim të Iranit.
Tym pati edhe në Bejrut por Izraeli nuk konfirmoi menjëherë sulme atje.
Ndërkaq, edhe në Izrael u dëgjuan sirena alarmi, ndërsa ushtria po përpiqej të ndalte raketat iraniane.
Irani vazhdoi të lëshojë raketa dhe dronë drejt vendeve arabe të Gjirit.
Sirena alarmi u dëgjuan në Bahrejn, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Arabia Saudite njoftoi se kishte rrëzuar raketa dhe dronë që synonin kryeqytetin Riad. E në Kuvajt u raportua për sulme në disa zona veriore të cilat kanë pësuar dëme materiale.