Izraeli ka goditur periferitë jugore të Bejrutit të dielën, vetëm disa ditë pasi hyri në fuqi një marrëveshje armëpushimi në Uashington.
Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, thuhej se sulmet ishin në hakmarrje për grupin militant Hezbollah që qëlloi drejt Izraelit verior më parë dhe se sulmet kishin në shënjestër "qendrat e komandës" në lagjet e gjera urbane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHezbollahu nuk ka marrë menjëherë përgjegjësinë për sulmin ndaj Izraelin.
Sulmet vijnë pasi qeveritë libaneze dhe izraelite në Uashington rikthyen një marrëveshje armëpushimi këtë javë.
Nuk ka pasur ndonjë informacion për viktima.
Izraeli kishte goditur dy herë periferitë jugore të kryeqytetit libanez që kur marrëveshja e parë midis Libanit dhe Izraelit ka hyrë në fuqi më 17 prill. Ndërkohë, sulmet mbi Libanin jugor vazhdojnë çdo ditë dhe luftëtarët e Hezbollahut dhe trupat izraelite janë përleshur gjithashtu.