Ushtria izraelite ka thënë të dielën se sulmet e saj kanë vrarë 40 zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë, përfshirë shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura, Abdolrahim Mousavi. As Irani, as SHBA-ja nuk e kanë komentuar deklaratën.
Deklarata vjen pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, të shtunën se sulmi i përbashkët izraelito-amerikan kishte vrarë liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUshtria izraelite po ashtu njoftoi se sulmet kishin vrarë edhe zyrtarë të tjerë të lartë të mbrojtjes iraniane gjatë takimeve, përfshirë ministrin e Mbrojtjes Aziz Nasirzadeh dhe gjeneralin e Gardës Revolucionare, Mohammad Pakpour. Nuk ka pasur komente nga Irani apo SHBA-ja mbi këto raporte.
Paraardhësi i Mousavit, Mohammad Bagheri, u vra gjithashtu nga sulmet izraelite gjatë luftës së qershorit të vitit të kaluar.