Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bajrami flet për pushimin për iftar në ndeshjet e Superligës së Zvicrës

Adrian Bajrami

Pushimi për të përfunduar agjërimin mundësohet edhe në ndeshjet e Superligës së Zvicrës në futboll.

Në ndeshjen e së shtunës mbrëma mes Thunit e Luzernit, loja u ndal në minutën e 19-të. Mbrojtësi i Luzernit, Adrian Bajrami, vrapoi te vija anësore për pak ushqim e pije. Pas pak, loja vazhdoi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bajrami ka agjëruar edhe në ditën e ndeshjes.

“Jam ndier shumë mirë, madje edhe para minutës së 19-të. Njëjtë si fundjavën e kaluar ndaj Baselit, kur luajta afro 80 minuta gjatë Ramazanit”, ka thënë Adrian Bajrami për “Blick”.

Ai ka folur për ditët e Ramazanit si futbollist.

“Gjatë ditëve të kaluara jam ushqyer shumë mirë, sidomos në mbrëmje. Kam pirë shumë pije po ashtu. Klubi është shumë përkrahës ndaj meje në këtë. Mendoj se është gjë mentale më shumë”, ka thënë Bajrami, që luan për Luzernin.

Ndalja e lojës nuk ishte spontane. Për këtë kishte marrëveshje para se të niste ndeshja. Kërkesa ishte e Luzernit. Kastriot Imeri e Valmir Matoshi janë dy prej tre lojtarëve të Thunit që agjërojnë. Por ata bëjnë përjashtim në ditët e ndeshjeve, shkruan “Blick”.

Thuni fitoi 2:1. Ishte fitorja e dhjetë rresht për këtë skuadër që po marshon drejt titullit të kampionit.