Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Manaj ia siguron fitoren Sivassporit

rey manaj

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, ishte vendimtar të dielën në fitoren e skuadrës së Sivassporit.

Sivasspori e mposhti Seriksporin në udhëtim me rezultatin 1:0 në kuadër të xhiros së 28-të të kategorisë së dytë të futbollit turk.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Manaj ia siguroi fitoren Sivassit me golin që e shënoi në minutën e 48-të.

Sulmuesi i qendrës e kompletoi ndeshjen, kurse bashkëlojtari i tij, Valon Ethemi, luajti deri në minutën e 85-të.

Ndërsa te Serikspori, sulmuesi Jetmir Topalli, u paraqit deri në minutën e 75-të.

Për 29-vjeçarin Manajn ishte goli i katërt që prej kthimit te Sivasspori.

Manaj në fillim të muajit të kaluar e ndërpreu bashkëpunimin me klubin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al-Sharjah, për t’iu bashkuar Sivassit si lojtar i lirë.