Botë

Ish-kryeministrja e Bangladeshit dënohet me vdekje për krime kundër njerëzimit

Sheikh Hasina

Ish-kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina, është shpallur fajtor për krime kundër njerëzimit, raporton “BBC”. 

Tribunali në Bangladesh e ka gjykuar Hasinan në mungesë, pasi ajo është duke jetuar në ekzil në Indi. Hasina është dënuar me vdekje. 

Tribunali e ka shpallur Hasinan fajtore që ka urdhëruar shtypjen e dhunshme të protestave studentore vitin e kaluar, gjatë të cilës Kombet e Bashkuara vlerësojnë se kanë humbur jetën mbi 1400 persona. 

Protestat kishin detyruar Hasinan të largohet nga posti dhe ajo iku në Indi. India do të jetë nën presion ta ekstradojë Hasinan, por ka pak gjasa të ndodhë kjo. 

Në rrugët në Dhaka ka pasur protesta, ndërsa po pritej vendimi i gjykatës për Hasinan. Pas kumtimit të vendimit ka pasur brohoritje festive nga turma që ishte mbledhur jashtë gjykatës. 

Hasina i kishte mohuar të gjitha akuzat. 

Po ashtu fajtor për krime kundër njerëzimit u shpall edhe ish-shefi i Policisë, Abdullah al-Mamun, që ishte prezent fizikisht në seancë.