Presidenti Donald Trump derisa folur për mundësinë e bisedimeve të tjera mes SHBA-së dhe Iranit, tha se “diçka mund të ndodhë” në Islamabad gjatë “dy ditëve të ardhshme”.
Kjo erdhi disa orë pasi një burim diplomatik i tha agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA se nuk kishte “asnjë informacion” për bisedime të mëtejshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIRNA tha se janë shkëmbyer mesazhe mes Teheranit dhe Pakistan, e cila ka vepruar si ndërmjetëse – por nuk ka asgjë të konfirmuar.
Burimi tha se Pakistani “mbetet i përkushtuar ndaj përpjekjeve të tij ndërmjetësuese” pasi bisedimet e mëparshme SHBA–Iran në Islamabad përfunduan pa marrëveshje.
Irani duket se ende nuk ka komentuar mbi deklaratat e fundit të Trumpit. Armëpushimi dyjavor u shpall më 8 prill, që do të thotë se pritet të përfundojë të mërkurën e ardhshme, më 22 prill.