Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani thotë se programi i tij raketor nuk është i përfshirë në memorandumin me SHBA-në

raketa

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka thënë të martën se programi raketor i Iranit nuk është i përfshirë në memorandumin e mirëkuptimit me Shtetet e Bashkuara, dhe nuk do të negociohej.

"Do të doja të konfirmoja se programi ynë raketor nuk është i përfshirë në MOU siç thatë ju, dhe nuk do të jetë”, ka thënë Pezeshkian, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Pakistanit Shehbaz Sharif gjatë një vizite në Islamabad.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Do të doja të thoja se nëse nuk do të ishte për aftësitë raketore të Iranit, vendi ynë do të ishte plaçkitur dhe shkatërruar nga regjimi sionist dhe SHBA-ja, ashtu si Gaza”, ka shtuar Pezeshkian.

Sharif ka zhvilluar të martën bisedime në nivel delegacioni me Pezeshkian në Islamabad, duke u zotuar se vendi i tij do të vazhdonte të luante rolin e tij në sigurimin e paqes në rajon.

Të dielën kanë filluar në Zvicër bisedimet e nivelit të lartë mes SHBA-së dhe Iranit, pas nënshkrimit të marrëveshjes mes dy vendeve, javën e kaluar.

Bisedimet po vazhdojnë në nivel teknik, teksa palët po vazhdojnë të kundërshtojnë njëra-tjetrën në disa çështje.