Ushtria e Iranit thotë se asnjë port në Gjirin Persik dhe Gjirin e Omanit nuk do të mbetet i sigurt nëse portet e saj kërcënohen, raportoi të hënën transmetuesi shtetëror iranian, duke cituar një deklaratë të zëdhënësit të ushtrisë Iraniane, Ebrahim Zolfaghari.
Kërcënimi vjen ndërsa ushtria amerikane thotë se do të fillojë një bllokadë të të gjitha porteve dhe zonave bregdetare iraniane, pasi bisedimet e Islamabadit gjatë fundjavës dështuan të arrinin një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Siguria në Gjirin Persik dhe Detin e Omanit është ose për të gjithë ose për askënd", tha zëdhënësi i ushtrisë Iraniane. "Asnjë port në rajon nuk do të jetë i sigurt", shtoi ai.