Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar i ka dërguar një letër Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me pretendimin se Irani ka një "plan strategjik" për të eliminuar vendin e tij, duke thënë se Izraeli është i vendosur të mbrohet.
"Irani ka një plan strategjik për të eliminuar Izraelin. Izraeli nuk mund dhe nuk do ta pranojë kërcënimin e shfarosjes!", ka shkruar Sa’ar në X kur duke ndarë një kopje të letrës, raporton CNN.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmi i Izraelit ndaj Iranit, ka shkruar ai në letrën e tij, "u nis pas një zhvillimi kritik në programin e armëve bërthamore të Iranit dhe synonte gjithashtu pengimin e kërcënimit të menjëhershëm të sulmeve të tjera raketore dhe të ndërmjetme iraniane".
Vendimi për të sulmuar është marrë "si një masë e fundit", thuhej më tej në letër.
Izraeli ka nisur në orët e para të së premtes sulmet ajrore ndaj Iranit, teksa Irani është kundërpërgjigjur deri tani me 400 raketa dhe qindra dronë ndaj Izraelit.
Të paktën 24 persona janë vrarë nga sulmet e Iranit mbi Izrael, teksa sipas autoriteteve iraniane, të paktën 224 persona kanë mbetur të vdekur në Iran.