Teherani zyrtar ka njoftuar se do të vazhdojë bisedimet për programin bërthamor me vendet evropiane, pas një takimi që u zhvillua të premten, të cilin e cilësuan si serioz, të hapur dhe të detajuar.
Ky është takimi i parë ballë për ballë që nga sulmet ajrore të kryera muajin e kaluar nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara ndaj Iranit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPara takimit në Stamboll, Irani kundërshtoi propozimet për zgjatjen e një rezolute të Kombeve të Bashkuara, e cila miraton marrëveshjen e vitit 2015 për kufizimin e programit bërthamor të Iranit.
Rezoluta është drejt skadimit. Delegacione nga Bashkimi Evropian dhe grupi i ashtuquajtur E3, që përfshin Francën, Britaninë dhe Gjermaninë, u takuan për rreth katër orë me përfaqësues iranianë në konsullatën iraniane.
Sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, ky takim mund të krijojë mundësinë për rifillimin e inspektimeve në objektet bërthamore të Iranit.