Hungarisë i janë mohuar zyrtarisht një miliard euro nga fondet e Bashkimit Evropian që ishin ngrirë për shkak të korrupsionit, ka bërë të ditur blloku. Është hera e parë që BE-ja ka zbatuar një masë të tillë.
Brukseli në vitin 2022 filloi procedurat e “kushtëzimit” kundër Hungarisë, për shkak të dyshimeve se Qeveria hungareze i ka shkelur rregullat në prokurim publik, si dhe parimet për kontrollin dhe transparencën, transmeton KyivPost.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo shumë parash ka qenë pjesë e pakos së fondeve prej 19.7 miliardë eurove që janë ngrirë prej vitit 2022, kur Brukseli pati nisur procedurat e “kushtëzimit” ndaj Hungarisë.
Që nga kthimi i tij në pushtet në vitin 2010, kryeministri nacionalist Viktor Orban ka forcuar kontrollin e tij duke lejuar disa nga aleatët e tij të pasurohen shumë shpejt.
Në korrik, Komisioni Evropian, në një raport konstatoi se Hungaria nuk i përmbushi standardet demokratike të BE-së, veçanërisht sa i përket korrupsionit, financimit politik, konfliktit të interesit dhe pavarësisë së medias.
Orban ka premtuar të luftojë për të mbrojtur paratë që sipas tij, i takojnë Hungarisë.
“Ata vazhdimisht përpiqen të marrin paratë e hungarezëve me një sërë mjetesh dhe metodash të ndryshme”, pati thënë ai në dhjetor.
Ekonomia e Hungarisë po përballet së fundmi me vështirësi, duke rritur presionin ndaj Orbanit para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që pritet të mbahen në vitin 2026.