Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, mund të lajmërojë tërheqjen e “një pjese të madhe” të ushtarëve të stacionuar në Evropë, ka thënë diplomati Christoph Heusgen, kryesues i Konferencës së Sigurisë në Munih.
“Supozoj se zëvendëspresidenti amerikan do të njoftojë tërheqjen e një pjesë të madhe të trupave amerikane nga Evropa, dhe se Evropa duhet ta marrë përsipër detyrën (për ta mbrojtur veten)”, ka thënë Heusgen për “Deutschlandfunk”.
Sa i përket paralajmërimit të presidentit Donald Trump se përfaqësuesit e Ukrainës dhe SHBA-së do të mbajnë bisedime me përfaqësues rusë, Heusgen ka theksuar se asnjë zyrtar qeveritar rus nuk është akredituar, edhe pse figura opozitare priteshin të merrnin pjesë në konferencë.
Heusgen ka shtuar se nuk mund ta përjashtojë plotësisht mundësinë e bisedimeve trepalëshe që e paralajmëroi presidenti amerikan.
-
Zyrtari më i lartë i NATO-s nuk pret tërheqje shtesë të trupave amerikane nga Evropa
-
A mund ta ndalojë ligji amerikan Trumpin nga tërheqja e trupave nga Evropa?
-
Shefi i Pentagonit njofton një rishikim 6-mujor të forcave amerikane në Evropë
-
SHBA-ja po planifikon të zvogëlojë forcat në dispozicion të NATO-s në rast të krizave
-
Evropianët kanë marrë një mesazh nga Trumpi, thotë Rutte