Grupi militant palestinez Hamas ka thënë se do t’i kthejë edhe katër trupa pengjesh izraelite të martën në mbrëmje.
Njoftimi vjen pak pasi Izraeli bëri të ditur se do të përgjysmonte hyrjen e ndihmave në Gazës, për shkak të moskthimit të trupave nga Hamasi.
Hamasi ka liruar të hënën 20 pengje të gjalla dhe katër trupa që nuk i kanë mbijetuar robërisë.
Kryqi i Kuq ka paralajmëruar të martën se kthimi i trupave të pengjeve mund të marrë disa javë.
Kjo organizatë madje ka thënë madje se mund të jetë problem kthimi i të gjithë 28 trupave pasi mendohet se disa mund të mos gjinden fare.
-
Izraeli thotë se njëri nga trupat e kthyer nga Hamasi nuk është peng
-
Hamasi kthen edhe katër trupa pengjesh izraelite
-
Izraeli pranon mbetjet e një tjetër pengu, mbetet vetëm edhe një në Gazë
-
Hamasi pritet të kthejë të martën edhe një trup pengu izraelit
-
Hamasi do të kthejë të enjten edhe një trup pengu izraelit