Grupi militant islamik në Gazë Hamas, i përkrahur nga Irani, ka fajësuar “Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sulmet e Izraelit në Gazë.
Sipas Hamasit SHBA-ja bart përgjegjësinë e plotë për “masakrat” në Gazë, pasi sipas tyre, Shtëpia e Bardhë e ka konfirmuar se Izraeli është konsultuar me administratën Trump para se filloi fushatën e bombardimeve mbrëmjen e kaluar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë sulmi izraelit ka vrarë më shumë se 400 palestinezë, ka raportuar "The Guardian".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me mbështetjen e palimituar ushtarake dhe politike për okupatorin (Izraelin), Washingtoni bart përgjegjësinë e plotë për masakrimin dhe vrasjen e grave dhe fëmijëve në Gazë”, thuhet në deklaratën e grupit militant palestinez, Hamas.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të mbajtur pushtuesin dhe mbështetësit përgjegjës për këto krime kundër njerëzimit”, ka shtuar Hamasi.