Botë

OKB-ja “e shqetësuar për mosrespektimin e të drejtës ndërkombëtare” në rastin e Venezuelës

Sekretari i pergjithshem i OKB-se, Antonio Guterres

Sekretari i pergjithshem i OKB-se, Antonio Guterres

Foto: Associated Press

Në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila po zhvillohet tani, nënsekretarja e përgjithshme, Rosemary DiCarlo, ka lexuar një deklaratë në emër të sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres.

Guterres thotë se është "thellësisht i shqetësuar që rregullat e së drejtës ndërkombëtare nuk janë respektuar" kur bëhet fjalë për veprimet e SHBA-së në Venezuelë.

"Jam thellësisht i shqetësuar për intensifikimin e mundshëm të paqëndrueshmërisë në vend, ndikimin e mundshëm në rajon dhe precedentin që mund të krijojë për mënyrën se si zhvillohen marrëdhëniet midis shteteve”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Guterres. 

Lexo përditësimet tjera
OKB

Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Venezuelën

Ka nisur në New York një mbledhje e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi...