Danimarka thotë se Grenlanda nuk ka nevojë për ndihmë mjekësore nga vendet e tjera, pas deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump se po dërgonte një anije spitalore në territorin autonom danez që ai dëshiron të përvetësojë.
“Popullsia e Grenlandës merr kujdesin shëndetësor që i nevojitet. Ata e marrin atë ose në Grenlandë, ose, nëse kanë nevojë për trajtim të specializuar, e marrin atë në Danimarkë. Pra, nuk është se ka nevojë për një iniciativë të veçantë shëndetësore në Grenlandë”, ka thënë ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, për transmetuesin danez DR të dielën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Grenlandë, ashtu si në Danimarkë, qasja në kujdesin shëndetësor është falas. Ka pesë spitale rajonale në të gjithë ishullin e madh arktik, ku spitali i Nuuk shërben pacientë nga i gjithë territori.
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, ka mbrojtur sistemin shëndetësor të Danimarkës, duke shkruar në Facebook se ndihej “e lumtur të jetojë në një vend ku ekziston qasje falas dhe e barabartë në shëndet për të gjithë. Ku nuk janë sigurimet dhe pasuria ato që përcaktojnë nëse merr trajtim të duhur”.
Qeveria lokale e Grenlandës ka nënshkruar një marrëveshje me Kopenhagën në fillim të shkurtit për të përmirësuar trajtimin e pacientëve grenlandezë në spitalet daneze.