Botë

Gjykata e Apelit në SHBA e pezullon vendimin që “Zëri i Amerikës” ta rinisë punën

Zeri i Amerikes

Gjykata e Apelit në Washington e ka pezulluar vendimin e shkallës së parë në rastin e gazetarëve të transmetuesit “Zëri i Amerikës”, duke e bllokuar urdhrin që e lejonte rikthimin e tyre në punë. 

Më herët gjatë ditës, Departamenti amerikan i Drejtësisë pati bërë të ditur se stafi i “Zërit të Amerikës” mund ta rinisë transmetimin e programeve nga java e ardhshme, pasi mediumi u mbyll gjatë marsit nga administrata e presidentit, Donald Trump. 

Zëri i Amerikës qe mbyllur me anë të urdhrit ekzekutiv të Trumpit drejtuar Agjencisë amerikane për Media Globale, për të tkurrur veprimtarinë e transmetuesit në minimumin e kërkuar nga ligji. 

Më 21 mars, Zëri i Amerikës ngriti padi ndaj administratës së presidentit amerikan, tek pati argumentuar se vendimi për mbylljen e transmetuesit është jashtë kuadrit ligjor.