Fshati piktoresk Varenna, i vendosur në brigjet e Liqenit të Comos në Itali, ka miratuar masa të reja për të ndalur sjelljet e papërshtatshme të turistëve dhe për të mbrojtur cilësinë e jetës së banorëve.
Autoritetet lokale tashmë do të gjobisin me 50 deri në 200 euro vizitorët që lëvizin nëpër rrugët e fshatit me gjoks të zbuluar ose të veshur vetëm me rroba plazhi, raportoi të mërkurën “The Guardian”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas rregullores, rrobat e banjës dhe të plazhit lejohen vetëm në zonat buzë liqenit ose gjatë udhëtimeve me varkë, ndërsa në rrugë, sheshe, dyqane, restorante dhe objekte fetare turistët duhet të jenë të veshur në mënyrë të përshtatshme.
Masat janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të përballuar fluksin gjithnjë e më të madh të vizitorëve në Varenna, fshat me rreth 650 banorë, që çdo vit pret qindra mijëra turistë nga e gjithë bota.
Përveç kodit të ri të veshjes, autoritetet kanë vendosur kufizime edhe për grupet turistike. Grupet nuk mund të kenë më shumë se 25 persona, ndërsa guidat turistike nuk lejohen të përdorin altoparlantë.
Qëllimi është të shmanget bllokimi i rrugicave të ngushta me kalldrëm dhe të ruhet qetësia e zonës.
Kryetari i bashkisë së Varennas, Mauro Manzoni, deklaroi se fshati është krenar që mirëpret qindra mijëra vizitorë çdo vit, por theksoi se mirëqenia e banorëve nuk mund të sakrifikohet për hir të turizmit masiv.
Rregullat e reja kanë hyrë në fuqi prej disa ditësh dhe, sipas mediave italiane, janë pritur pozitivisht nga banorët dhe bizneset lokale
Varenna nuk është destinacioni i vetëm italian që po ndërmerr masa kundër turizmit të pakontrolluar.
Në vitin 2022, qyteti bregdetar i Sorrentos vendosi gjoba të larta për turistët që shëtisnin me rroba banje ose pa bluzë, ndërsa në Portofino, në vitin 2023, u krijuan zona ku ndalohej qëndrimi i gjatë për të shmangur grumbullimet dhe bllokimin e hapësirave publike nga turistët që ndalonin për të bërë fotografi.