Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermania vendos kontrolle në të gjitha pikat kufitare tokësore

Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser

Foto: Associated Press

Qeveria e Gjermanisë ka urdhëruar të hënën kontrolle të përkohshme në të gjitha pikat kufitare tokësore si reagim ndaj migrimit jo të rregullt dhe për t’u mbrojtur nga rreziqet nga ekstremizmi, raporton agjencia “AP”. 

Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, ka thënë në konferencë për media se Qeveria po i zgjeron kontrollet e përkohshme kufitare, që i kishte në disa pika, në të gjitha pikat kufitare tokësore gjermane. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne po forcojmë sigurinë tonë të brendshme nëpërmjet masave konkrete dhe po vazhdojmë me qëndrim të fortë kundër migracionit të parregullt”, ka thënë Faeser. 

Ministria ka thënë se është njoftuar Bashkimi Evropian të hënën për vendimin që të vendosë kontrolle kufitare në pikat kufitare tokësore me Francën, Luksemburgun, Holandën, Belgjikën dhe Danimarkën për një periudhë gjashtëmuajshe. Kontrollet do të nisin nga 16 shtatori. 

Më herët Gjermania kishte vendosur kontrolle kufitare në kufijtë tokësore me Poloninë, Republikën e Çekisë, Austrinë e Zvicrën.