Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë një sulm tjetër ndaj anijeve të dyshuara për trafikim me narkotik, duke vrarë 6 persona.
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Pete Hegseth, ka njoftuar se nga sulmi janë vrarë gjashtë të dyshuar si “narko-terroristë” në Karaibe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një postim në X, Hegseth tha se ky ishte sulmi i parë i kryer natën, në operacionin e fundit në fushatën e presidentit amerikan, Donald Trump, kundër drogës në rajon, që filloi në muajin shtator. Sulmi u zhvillua gjatë natës dhe anija drejtohej nga banda “Tren de Aragua”, sipas tij.
Trumpi tha të enjten se administrata e tij planifikon të informojë Kongresin e SHBA-së mbi operacionet kundër karteleve të drogës, dhe se edhe pse nuk kishte nevojë për një deklaratë lufte, operacionet kundër karteleve në tokë do të jenë në radhë.
Ushtria amerikane ka rritur praninë e saj në Karaibe, duke përfshirë vendosjen e shkatërruesve me raketa të telekomanduara, avionëve luftarakë “F-35”, një nëndetëse bërthamore dhe mijëra trupave.