Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Fshati italian ua ndalon banorëve të sëmuren

Fshati italian ua ndalon banorëve të sëmuren

Një fshat i vogël italian i ka ndaluar banorët e tij që të sëmuren rëndë.

Personat që jetojnë në Belcastro “urdhërohet që të shmangin marrjen e ndonjë sëmundje që mund të kërkojë ndihmë mjekësore urgjente”, thuhet në një dekret nga kryetari Antonio Torchia.

Belcastro shtrihet në rajonin jugor të Kalabrisë – një nga më të varfrat e Italisë.

Torchia ka shtuar se masa ishte “padyshim një provokim humoristik”, por se kishte më shumë efekt se njoftimet urgjente që u kishte dërguar autoriteteve rajonale për të nxjerrë në pah mangësitë e sistemit shëndetësor, shkroi BBC. 

Rreth gjysma e 1,200 banorëve janë mbi 65 vjeç dhe klinika emergjente më e afërt është mbi 45 kilometra larg. Po ashtu, Torchia ka shpjeguar tutje se edhe kirurgjia është e hapur herë pas here dhe nuk ofron mbulim gjatë fundjavave, festave e pas orarit të punës.

Ai ka thënë se është e vështirë “të ndihesh i sigurt kur e di se nëse ke nevojë për ndihmë, shpresa e vetme është të arrish në kohë në emergjencë”.

Edhe Plazhi italian ndalon çadrat për personat mes moshave 10 deri 65 vjeç Botë 1 muaj më parë Plazhi italian ndalon çadrat për personat mes moshave 10 deri 65 vjeç

Pjesë e dekretit është edhe që banorët të mos marrin pjesë në aktivitete që mund të iu sjellin lëndime, si dhe të mos largohen nga shtëpia shpesh, por në vend të kësaj “të pushojnë shumicën e kohës”.

Është e paqartë se si do të hyjnë në fuqi rregullat e reja, nëse ato do të hyjnë në të vërtetë.