Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Forcat pakistaneze vendosen në Arabinë Saudite

pakistan

Ministria saudite e Mbrojtjes njoftoi se forcat pakistaneze, përfshirë avionë luftarakë dhe mbështetës, mbërritën në një bazë ajrore saudite të shtunën, si pjesë e një marrëveshjeje mbrojtëse në mes dy vendeve.

Ministria tha se forcat u vendosën në Bazën Ajrore të Mbretit Abdulaziz, e cila u sulmua vazhdimisht me dronë dhe raketa gjatë luftës së Iranit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vendosja synon "të rrisë koordinimin e përbashkët ushtarak dhe të mbështesë sigurinë dhe stabilitetin si në nivel rajonal ashtu edhe në atë ndërkombëtar", thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Pakti që u nënshkrua në shtator përcakton çdo sulm ndaj njërit prej kombeve si një sulm ndaj të dyve.