Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka publikuar fotot e një “personi me interes” lidhur me vrasjen e aktivistit politik konservator Charlie Kirk, raporton "BBC".
Kirk, bashkëthemelues i “Turning Point USA”, është qëlluar për vdekje gjatë një aktiviteti në Universitetin Utah Valley të mërkurën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFBI-ja ka kërkuar nga publiku ndihmë për identifikimin e “personit me interes”.
Të mërkurën ishin arrestuar të dyshuar lidhur me vrasjen, por më pas u liruan.
FBI-ja në një postim tjetër në rrjete sociale ka thënë se ofron shpërblim deri 100 mijë dollarë për informatën që ndihmon në identifikimin dhe arrestimin e përgjegjësit apo përgjegjësve për vrasjen e Charlie Kirk.