Botë

Familjarët e pengjeve bllokojnë rrugët kryesore të Izraelit

Izraeli

Foto: Associated Press

Protesta gjithandej Izraelit janë duke u organizuar të martën, me kërkesën që pengjet që po mbahen në Gaza të kthehen në shtëpi.

Pamjet kanë treguar rrugët kryesore të bllokuara nga protestuesit e Forumit të Pengjeve dhe Familjeve. Më vonë protesta pritet të zgjerohet.

Rreth 1200 persona ishin vrarë dhe 251 të tjerë ishin marrë peng në Gaza nga Hamasi në sulmin e 7 tetorit 2023. 20 pengje besohet se janë ende të gjallë.

Izraeli është hakmarrë me ofensivë ushtarake duke vrarë mbi 62 mijë persona, sipas autoriteteve shëndetësore që udhëhiqen nga Hamasi.

Protestat vijnë një ditë pasi Izraeli vrau të paktën 20 persona, përfshirë pesë gazetarë, në një sulm në një spital në Gazë. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka quajtur “fatkeqësi” dhe ka thënë se ushtria po kryen hetim për rastin.