Pasi që Dhoma e Përfaqësuesve votoi të martën për publikimin e “dosjeve” të ish-financierit të dënuar për pedofili Jeffrey Epstein, një hap të tillë mori edhe Senati.
Lideri i pakicës në Senat, Chuck Schumer, kërkoi të miratohet projektligji dhe asnjë senator nuk ishte kundër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProjektligji tash shkon te presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për ta nënshkruar.
Viktimat e Epstein kanë folur në një konferencë shtypi në Kapitolin e SHBA-së para votimeve të së mërkurës.
Annie Farmer ka thënë se ato kanë vuajtur "tradhti institucionale" për vite me radhë.
Duke folur përkrah të mbijetuarave, kongresmenja republikane Marjorie Taylor Greene sulmoi ish-aleatin e saj Trump.
Taylor Greene, të cilën Trumpi e ka quajtur "tradhtare", ka thënë se çështja Epstein e ka "shkatërruar Maga-n" (lëvizja e Trumpit "Make America Great Again")
Donald Trumpi ka bërë thirrje ditë më parë që partia e tij të votojë për publikimin e dosjeve.
Trumpi ka thënë më parë se i kishte prerë lidhjet me Epstein shumë vite më parë. Ai gjithmonë ka mohuar çdo lidhje me abuzimin seksual dhe trafikimin e Epstein.
Epstein ishte abuzues seksual i fëmijëve. Më 2005 ndaj tij nisën hetimet pas akuzave nga një prind se si mësimdhënës kishte abuzuar seksualisht me një vajzë 14-vjeçare. Fillimisht u dënua më 2008 e më pas u lirua pas 13 muajsh. Më 2019 u arrestua sërish. Gjatë gjykimit, u gjet i vdekur në qeli më 10 gusht 2019.