Një ndërprerje e dytë e energjisë elektrike brenda dy ditësh ka goditur rajonin e Rivierës Franceze pas një zjarri në një nënstacion në Nice gjatë natës, për të cilin autoritetet kanë thënë se ishte shkaktuar nga një veprim keqdashës.
Të paktën 45,000 shtëpi janë prekur pasi zjarri shpërtheu rreth orës 02:00 me kohën lokale të dielën, një ditë pasi Cannes aty pranë, pësoi një ndërprerje masive për të cilën u dyshua për sabotim.
Aeroporti i Nices, rrjeti i tramvajit dhe qytetet fqinje të Saint-Laurent-du-Var dhe Cagnes-sur-Mer, u ndikuan përpara se energjia të rikthehej më vonë në mëngjes.
Kryebashkiaku i Nices, Christian Estrosi ka thënë në X se "dënon fuqishëm" aktet dashakeqe që prekin vendin.
Ndërprerja erdhi një ditë pasi Cannes pësoi një ndërprerje të madhe gjatë festivalit ndërkombëtar të filmit.
Zyrtarët kanë thënë se ndërprerja në Kanë mund të jetë shkaktuar nga një sulm me zjarr në një nënstacion.
Rreth 160,000 shtëpi në qytet dhe zonat përreth humbën energjinë. Disa shfaqje janë ndërprerë nga ndalja e energjisë elektrike në mëngjes.