Të paktën dy persona kanë mbetur të vdekur në Kiev të mërkurën, si pasojë e një sulmi rus, që vjen pak orë para se të hyjë në fuqi armëpushimi tre-ditor i shpallur nga presidenti rus, Vladimir Putin javën e kaluar.
Putini ka thirrur armëpushimin për të shënuar Ditën e Fitores, e cila shënon humbjen e Gjermanisë naziste.
Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë liderë nga shumë vende të botës, përfshirë presidentin kinez, Xi Jinping.
Pritet të ketë një paradë të madhe në Moskë të premten, në kuadër të festimeve.
Përveç Kievit, Rusia ka kryer një sulm me dron edhe në Zaporizhzhia, duke plagosur katër persona.
Edhe sulmet e Ukrainës me dron mbi Rusinë vazhdojnë, duke bërë që aeroportet e Moskës të detyrohen të mbyllen për natën e dytë radhazi.