Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dronët rusë vrasin 9 persona në autobusin në Ukrainë

Dronët rusë vrasin 9 persona në autobusin në Ukrainë

Foto: Associated Press

Një sulm me dron rus goditi një autobus që transportonte punëtorë në qytetin ukrainas të Marhanetsit të mërkurën, duke lënë të vdekur nëntë persona gjatë një breshërie sulmesh që synuan infrastrukturën civile në lindje, jug dhe qendër të Ukrainës, kanë thënë zyrtarët ukrainas.

“Rusët sulmuan një autobus me punonjës të ndërmarrjes që ishin në rrugë për të shkuar punë në qytetin e Marhanets”, ka thënë Mykola Lukashuk, kreu i këshillit të rajonit Dnipropetrovsk, përmes rrjetit social Telegram.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Serhiy Lysak, guvernatori i rajonit të Dnipropetrovskut, i cili përfshin Marhanetsin në Ukrainën qendrore-jugore, ka thënë se si pasojë e sulmit janë plagosur të paktën 30 të tjerë, transmeton “The Guardian”.

Shërbimi emergjent i Ukrainës ka njoftuar po ashtu për sulme në qytetin e Synelnykivskyit, pjesë e rajonit të Dnipropetrovskut. Aty u lënduan dy persona dhe u shkaktua zjarr në një ndërmarrje bujqësore.

Rusia gjithashtu nisi një sulm të “masiv” me dronë në rajonin qendror të Ukrainës, Poltava, duke lënduar të paktën gjashtë persona, ka bërë të ditur shërbimi i emergjencës.