Djali i fotoreporterit britanik, Paul Lowe, është akuzuar për vrasjen e të atit.
Lowe, fotograf i cili ka marrë çmime për mbulimin e konflikteve përfshirë në Sarajevë gjatë luftës në Bosnje (1992-95), u gjet i therur në një shteg ecjeje në Kaliforni të shtunën.
Zyra e Prokurorit në Los Angeles ka konfirmuar se djali i tij 19 vjeç është i akuzuar për vrasjen e tij, raportoi BBC.
Sipas raporteve mjekësore, Lowe është therur për vdekje në qafë.
“Zyra e Prokurorit ka ngrehur akuzë për vrasje ndaj të dyshuarit Emir Lowe për vrasjen e babait të tij Christian Paul Lowe”, thuhet në deklaratën e zyrës.
Artikuj të ngjashëm
-
Një italian po hetohet për “turizmin e snajperëve” në Sarajevë
-
Të mbijetuarit e rrethimit të Sarajevës shpresojnë për drejtësi teksa Italia heton “turizmin e snajperëve”
-
”Fotoisti” me fuqinë e fotografisë si thirrje kundër luftës
-
Vritet në Suedi një i ri nga Kosova
-
Ish-polici i Serbisë dënohet sërish me 12 vjet burgim