Botë

Dhuna e Vitit të Ri trondit Holandën, policia e quan situatë të paprecedentë

Dhuna ne Holande

Nata e Vitit të Ri në Holandë u shoqërua me dhunë e incidente serioze në disa qytete të vendit. Policia holandeze njoftoi se oficerët u sulmuan me fishekzjarrë dhe mjete shpërthyese, duke e cilësuar situatën si të paprecedentë, raporton BBC.  Në Amsterdam, një kishë e shekullit të 19-të, Vondelkerk, u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit. Shkaqet e zjarrit ende nuk janë përcaktuar nga autoritetet. Raportohet edhe për vdekjen e një 17 dhe 38-vjeçari në incidente që lidhen me fishekzjarrë.  

Ndërkohë, në qytetin gjerman Bielefeld, dy të rinj 18-vjeçarë vdiqën pasi ndezën fishekzjarrë artizanale. Kryetarja e Sindikatës së Policisë Holandeze, Nine Kooiman, deklaroi se edhe vetë ishte sulmuar gjatë shërbimit në Amsterdam. 

Autoritetet konfirmojnë se sulme ndaj policisë dhe zjarrfikësve u raportuan në të gjithë vendin.