Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tunizi

Dënohen me vdekje katër persona për vrasjen e politikanit tunizian në vitin 2013

Avokati e politikani tunizian Chokri Belaid - u qellua per vdekje ne vitin 2013

Foto: Associated Press

Katër persona janë dënuar me vdekje dhe dy me burgim të përjetshëm lidhur me akuzat për vrasjen e një politikani të krahut të majtë në Tunizi, raporton “Associated Press”.

Chokri Belaid, lideri 48-vjeçar i koalicionit të Frontit Popullor, u qëllua për vdekje në makinë jashtë shtëpisë së tij në Tunizi në shkurt të vitit 2013.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vrasja e tij, e para në vend në dekada, nxiti protesta masive dhe nxiti dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm, Hamadi Jebali.

Çështja u rihap muajin e kaluar, pasi një ish-gjyqtar u arrestua me dyshimin për fshehje të dosjeve të caktuara të rastit.

Dhjetëra të pandehur u akuzuan në këtë çështje të gjerë për hetimin e së cilës u deshën vite të tëra.

Nga 23 të pandehurit të mërkurën pesë u shpallën të pafajshëm, ndërsa të tjerëve iu shqiptuan dënime që varionin nga dy deri në 120 vjet burgim.

Vrasja e Belaidit u mor përsipër nga xhihadistët që kishin lidhje me grupin militant “Shteti Islamik”.

Kjo ishte një goditje e rëndë për demokracinë e re tuniziane pas përmbysjes në vitin 2011 të diktatorit Zine el-Abidine Ben Ali.