Protestuesit turq janë përplasur të shtunën me forcat e policisë para objektit të Kuvendit Komunal në Stamboll, në natën e katërt të protestës kundër arrestimit të kryetarit të qytetit, Ekrem Imamoglu.
Përplasja ndodhi pasi që Imamoglu, që është rivali kryesor politik i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, u mor në pyetje nga prokurorët në një gjykatë të Stambollit, nën akuzat për korrupsion dhe për lidhje me organizata terroriste.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTurma e protestuesve nisi të mblidhet para objektit të Kuvendit Komunal në orët e mbrëmjes për ta demonstruar mbështetjen për Imamoglu. Një tjetër turmë u mblodh para gjykatës, ku lideri opozitar po mbahet. Prokurorët e morën në pyetje Imamoglun për afro 5 orë.
Kryetari i Stambollit i ka hedhur poshtë akuzat për aferat korruptive dhe për lidhjet e tij me organizatën terroriste kurde, PKK.
Arrestimi i tij në fillim të javës i intensifikoi protestat në disa qytete të Turqisë, me ç’rast në mbrëmjen e së premtes u arrestuan 343 protestues.