Delegacionet e të dy vendeve ndërluftuese në Ukrainë, tashmë kanë arritur për bisedime në Pallatin Ciraga të Stambollit.
Pritësit, delegacioni turk, ishin të parët që mbërritën, të ndjekur nga rusët dhe ukrainasit rreth shtatë minuta më vonë, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBisedimet ishin planifikuar të fillonin në orën 12:00 me kohën lokale të Kosovës.
Nuk ka afat kohor se sa do të zgjasin, por rundi i mëparshëm që është mbajtur më 16 maj ka zgjatur më pak se dy orë.
Kreu i shërbimit të inteligjencës turke, drejtori i MIT, İbrahim Kalın, gjithashtu ka mbërritur në vendin e takimit.
Ukraina pritet t’ia paraqesë sot palës turke propozimet e saj për fundin e luftës më se 3-vjeçare.