Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të presë Cristiano Ronaldon në Zyrën Ovale gjatë një samiti me princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.

Ronaldo, i cili luan për Al Nassr në Arabinë Saudite, po bën vizitën e tij të parë në Amerikë pas më shumë se një dekadë, pasi u përballe me akuza për përdhunim në vitin 2017, të cilat ai ka mohuar gjithmonë.

Ronaldo, i cili si kapiten pritet ta udhëheq Portugalinë në Kupën e Botës në SHBA verën e ardhshme, e quajti Mohammed bin Salman “shefin” e tij në një intervistë të kohëve të fundit.
Ai shtoi se mezi priste të takohej me presidentin e SHBA-së.



 

Cristiano Ronaldo qëndron sot në Shtëpinë e Bardhë për vizitën e Princit të Kurorës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, pritet të diskutojnë marrëveshjet mbi biznesin dhe mbrojtjen, gjatë takimit të tyre të martën në Shtëpinë e Bardhë.

Cristiano Ronaldo, kapiteni i klubit të futbollit saudit Al-Nassr, do të jetë gjithashtu në Shtëpinë e Bardhë, ka konfirmuar një zyrtar për BBC-në.

Përpara vizitës, Trumpi u ka thënë gazetarëve se SHBA-ja do t'i shesë avionë luftarakë F-35 Arabisë Saudite, duke thënë se "Ata kanë qenë një aleat i shkëlqyer".

Është udhëtimi i parë i udhëheqësit de facto saudit në SHBA që kur gazetari Jamal Khashoggi u vra dhe u nga duart e agjentëve sauditë në vitin 2018.

Një vlerësim i inteligjencës amerikane tha se Princi Mohammed miratoi operacionin që çoi në vrasje, gjë që ai e mohon.

Trumpi pritet gjithashtu të shtyjë princin e kurorës të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin, ndërsa kërkon një marrëveshje më të gjerë paqeje në Lindjen e Mesme pas luftës në Gaza.

Trumpi kundërshton Inteligjencën amerikane, thotë se Princi saudit s’dinte asgjë për vrasjen e Kashoggit

8 min. më parë / 18 nën 2025 19:20
Donald Trump dhe Princi i Kurores

Photo: Associated Press

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se udhëheqësi de facto i Arabisë Saudite nuk dinte asgjë për vrasjen e gazetarit të Ëashington Post, Jamal Khashoggi, në vitin 2018.

Trumpi po fliste lidhur me këtë pas pyetjeve nga gazetarët, gjatë një takimi me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, në Zyrën Ovale të martën. Pohimi i tij bie ndesh me një raport të inteligjencës amerikane të vitit 2021.

Trumpi ka thënë për më tepër, se vetë Khashoggi ishte "jashtëzakonisht i diskutueshëm".
Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu lidhje më të ngushta ekonomike.

Princi i Kurorës ka thënë se Arabia Saudite do të investojë 1 trilion dollarë në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, Cristiano Ronaldo, kapiteni i klubit të futbollit saudit Al-Nassr, do të shfaqet në Shtëpinë e Bardhë më vonë, ka konfirmuar një zyrtar.

Vizita e sotme e Princit të Kurorës në Shtëpinë e Bardhë është e para e tij që nga vrasja e kritikut saudit Khashoggi në vitin 2018 nga agjentët sauditë në Stamboll, e cila shkaktoi një trazirë globale.

Inteligjenca amerikane kishte arritur në përfundimin se MBS-ja kishte miratuar kapjen ose vrasjen e Khashoggit.

Princi i Kurorës, i njohur gjerësisht me inicialet e tij MBS, ka mohuar se kishte urdhëruar operacionin, por ka pranuar përgjegjësinë si sundimtar de facto i mbretërisë.

Arabia Saudite mund të investojë 1 trilion dollarë në SHBA, thotë Princi i Kurorës

32 min. më parë / 18 nën 2025 18:56
Donald Trump dhe Princi i Kurores

Photo: Associated Press

Arabia Saudite do të investojë 600 miliardë dollarë në SHBA, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë takimit të martën në Shtëpinë e Bardhë me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman. 

Premtimi për investimin ishte bërë gjatë vizitës së Trumpit në shtetet e Gjirit, në muajin maj.

"Kjo shifër mund të rritet pak më shumë. E vlerësojmë shumë”, ka thënë Trumpi gjatë takimit me Princin. 

E këtë e ka konfirmuar Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, i cili ka thënë se ai mund ta rrisë investimin prej 600 miliardë dollarësh në SHBA, në 1 trilion dollar.

"Paratë do të nënkuptojnë më shumë investime në fabrika, kompani dhe në Wall Street", ka thënë Trumpi.

Ai ka shtuar se kjo do të ndihmojë gjithashtu në krijimin e vendeve të punës në SHBA.

Trumpi e ka quajtur bin Salmanin një aleat të shkëlqyer.

Presidenti amerikan ka mbrojtur po ashtu Princin lidhur me vrasjen e gazetarit të Washington Post, Jamal Khashoggi

Ai ka thënë se princi ka bërë një "punë fenomenale" dhe ka nënvizuar se "ai nuk dinte asgjë për (vrasjen).

Ai gjithashtu ka shtuar se vetë Khashoggi ishte "jashtëzakonisht i diskutueshëm".

Vizita e sotme e Princit të Kurorës në Shtëpinë e Bardhë është e para e tij që nga vrasja e kritikut saudit Khashoggi në vitin 2018 nga agjentët sauditë në Stamboll, e cila shkaktoi një trazirë globale.

Inteligjenca amerikane kishte arritur në përfundimin se MBS-ja kishte miratuar kapjen ose vrasjen e Khashoggit.

Princi i Kurorës, i njohur gjerësisht me inicialet e tij MBS, ka mohuar se kishte urdhëruar operacionin, por ka pranuar përgjegjësinë si sundimtar de facto i mbretërisë.

Trumpi pret Princin e Kurorës, Mohammed bin-Salman

1 o. më parë / 18 nën 2025 17:33
Donald Trump dhe Mohammed bin Salman

Photo: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pritur të martën në Shtëpinë e Bardhë, Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman.

Trumpi dhe Princi kanë shtrënguar duart, me t’u takuar, ndërkohë që ata kanë çëndruar në këmbë teksa avionët luftarakë fluturan sipër kokës së tyre, në shenjë nderimi.
 

Cristiano Ronald, kapiteni i klubit futbollistik saufit, Al-Nassr, do të jetë po ashtu në Shtëpinë e Bardhë, kanë konfirmuar për BBC-në disa zyrtarë.

Vizita e Princit të Kurorës në Shtëpinë e Bardhë është e para në shumë vjet.

Trumpi dhe bin-Salman janë takuar në muajin maj gjatë një turneu të presidentit amerikan në Lindjen e Mesme, kryesisht në vendet e Gjirit.