Një burim rajonal i inteligjencës me njohuri në reagimin potencial të Iranit ndaj sulmit të së premtes, i cili është kryer nga Izraeli sipas zyrtarëve të SHBA-së, ka thënë se sulmet direkte ndërmjet dy shteteve armike “ka marrë fund”.
Burimi i cili nuk ishte i autorizuar që të fliste publikisht, ka folur për CNN në kushte anonimiteti rreth dy orë e gjysmë pas raportimit për sulmet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBurimi ka thënë se sipas njohurive të tij, Irani nuk pritet që t’i përgjigjet sulmeve, por nuk ka dhënë një arsye për këtë.
Zyrtarët e qeverisë së Iranit deri më tani kanë kërkuar të minimizojnë ndikimin e sulmit të së premtes.
Ushtria izraelite nuk ka komentuar, derisa Irani nuk e ka identifikuar burimin e sulmit.