Ministri i jashtëm britanik, David Cameron, ka thënë se Izraeli “po merr një vendim për të vepruar” në përgjigje të sulmit të Iranit me raketa dhe dronë gjatë fundjavës. Irani ka paralajmëruar se lëvizja më e vogël në territorin e tij do të sjellë një përgjigje të ashpër.
Izraeli është zotuar se do t’i përgjigjet Iranit pa dhënë detaje se si do ta bëjë këtë. Aleatët më të afërt të Izraelit, përfshirë SHBA-ja dhe Britania, po përpiqen të kufizojnë përshkallëzimin e mëtejmë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti iranian, Ebrahim Raisi, e ka paralajmëruar Iranin që të mos hakmerret. Ai ka thënë se sulmi i së shtunës ishte i kufizuar dhe se nëse Irani do të donte të kryente një sulm të madh, “asgjë nuk do të mbes nga regjimi sionist”.
Cameron ka thënë se “është e qartë se izraelitët po marrin vendim për të vepruar” kundër Iranit, por shtoi se do të vepronin “në një mënyrë të mençur dhe të ashpër”.