Ahmed Ebid është dënuar me 25 vjet burgim në Britaninë e Madhe pasi i kishte kontrabanduar mbi 3.000 emigrantëve nëpërmjet anijes për në Itali e Britani.
BBC-ja ka raportuar se 42-vjeçari i lindur në Egjipt, ishte i përfshirë në këtë vepër për disa vjet, derisa ai është personi i parë i dënuar për organizim të kalimit ilegal të kufirit përmes Mesdheut nga Britania e Madhe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEbid kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me një varkë të vogël në vitin 2022, pasi kishte kaluar pesë vjet në burg në Itali për tentim të kontrabandimit të drogës. Ai kërkoi azil në Britani, por kurrë s'u mor një vendim mbi kërkesën e tij. Ai mund të deportohet për të vuajtur dënimin.
Gjykata britanike njoftoi se Ebid i shfrytëzonte “pa mëshirë individë të dëshpëruar dhe motivi i tij kryesor ishte të fitonte para nëpërmjet trafikimit të qenieve njerëzore”. Autoritetet po ashtu bënë me dije se emigrantët ishin keqtrajtuar nga i dënuari.
Ebid ishte arrestuar në vitin 2023.